7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBDI / PARTITË MAQEDONASE TË NJËJTA. ZAEVI / DO T’JU FITOJMË...

BDI / PARTITË MAQEDONASE TË NJËJTA. ZAEVI / DO T’JU FITOJMË NË NJËSINË E GJASHTË

Koalicioni parazgjedhor i LSDM-së me Lëvizjen Besa, trazoi ndjenjat patriotike tek dy partitë tjera shqiptare. BDI e konsideron si sojuz për defaktorizimin e votës dhe partive shqiptare.
E kryetari i Aleancës për Shqiptarët, ZiadinSela, konsideron se vota shqiptare nuk maksimalizohet me koalicione të tilla, por betejën parazgjedhore të LSDM-së me BDI-në nuk e merr seriozisht.

Kryetari i LSDM-së është i mendimit se koalicionet parazgjedhore u japin një pasqyrë më të mirë votuesve, të cilët mund të zgjedhin se për cilën platformë do të votojnë, e jo si në të kaluarën, kur platformat e partive politike të cilat kanë qenë përfaqësuese të kampeve të ndryshme etnike, nuk janë përputhur aspak, por është dashur të bëhet koalicion qeverisës. Zaev thotë që nuk e kanë për qëllim shkrirjen e ndonjë partie shqiptare në LSDM, e rikujtoi se këtë nuk e kanë bërë as me BDI-në.

“A kemi shkrirë ne parti shqiptare apo jo? Por BDI është shembulli konkret, bashkë ishim në zgjedhje lokale, a i shkrimë? Bashkë ishim edhe për kryetar të shtetit… A i shkrimë? Jo!”- tha KryetariLSDM-së Zoran Zaev.

Ai edhe një herë i bëri thirrje BDI-së që të ndryshojë, por edhe e falënderoi që nuk lejoi vazhdimin e regjimit, dhe për vendimet e mëdha, siç i quajti ai, që i kanë marrë së bashku, por në fund u tha se do i fitojë në njësinë e gjashtë zgjedhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments