15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeZaevi për Indeksin e korrupsionit të IT: Duhet ende shumë të punojmë...

Zaevi për Indeksin e korrupsionit të IT: Duhet ende shumë të punojmë si shtet dhe si shoqëri

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për Indeksin e korrupsionit të Transparensi Interneshënall, tha se rëniet  në pjesën  e korrupsionit   kanë të bëjnë me periudhën e viteve 2006-2017.

“Nëse në mënyrë analiste e shikoni strukturën e raportit   është e ligjshme nga pesë paramentra, në dy parametra kemi  sukses serioz,  në dy parametra nuk kanë  komente për ne. Parametri i pestë ku ka koment negativ për ne nga viti 2017, mund të shihni se tërë ajo  që janë rënie në pjesën e korrupsionit ose zhvillimit  në pjesën e transparencës dhe korrupsionit në shtet ka ndodhur në një periudhë  nga viti 2006 deri në vitin 2017, atje është shënuar me koeficientët dhe pastaj vetë  koeficientët fillojnë të kthehen  në nivel pozitiv”, tha Zaev.

Potencoi se ai është tregues se politikat e suksesshme  japin rezultate,  por duhet ende shumë  të punojmë si shtet dhe si shoqëri.

Qeveria përmes kumtesës dje ka reaguar në Indeksin për perceptim të korrupsionit  të Transparensi Interneshënall (TI), sipas së cilës këtë vit Maqedonia shënon rënie prej 13 vendeve. Këtë vit vendi është radhitur në vendin e 106-të, ndërsa vitin e kaluar ka qenë  në vendin e 93-të.

Në kumtesën e Qeverisë citohet se  për luftë pa kompromis  kundër korrupsionit e kanë ngritur transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve  të pushtetit ekzekutiv, por që nevojitet edhe  gjyqësi dhe prokurori e pavarur, transparente dhe llogaridhënëse, me  komision  antikorruptues  të jopolitizuar.

Nga Qeveria citojnë disa aktivitete që kanë ndërmarrë për atë qëllim, si ndryshimet e ligjit  me të cilat rriten kompetencat e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, pastaj miratohet Strategjia për transparencë të Qeverisë, është lansuar portali “Financa të hapura” me të cilin  në kontroll të opinionit i vendos të gjitha transaksionet e kaluara, të tanishme dhe të ardhme financiare, të shfrytëzuesve buxhetor nga Buxheti. .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments