9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi pa qëndrim të prerë për grafën etnike në letërnjoftim, është edhe...

Zaevi pa qëndrim të prerë për grafën etnike në letërnjoftim, është edhe “Për” edhe “Kundër”!

Kryeministri Zoran Zaev nuk ka qëndrim të prerë nëse propozim-Ligji për letërnjoftime me të cilin parashikohet vendosja e grafës së përkatësisë etnike duhet miratuar ose jo. I pari i ekzekutivit thotë se ligji duhet miratuar, por njëkohësisht duhet respektuar edhe direktivat e Bashkimit Evropian, që nënkupton përkatësia etnike dhe fetare si të dhëna personale nuk duhet figurojnë në dokumentet e identifikimit.

Unë jam që vendimet të miratohet, posaçërisht me të drejtën e zgjedhjes. Sapo të hyjnë në fuqi rregullat Evropiane, obligohemi t’i respektojmë. Të gjithë jemi për BE, jo vetëm koalicioni por edhe opozita. Nëse mbetemi në rrugën drejtë BE-së duhet t’i respektojmë rregullat -tha Zoran Zaev, Kryeministër.

I pyetur nëse mos miratimi i ligjit mund ta rrezikojë shumicën parlamentare, përkatësisht largimin e Lëvizjes Besa nga koalicioni, Zaev thotë se bëhet fjalë për moment të ri të cili patjetër duhet ta respektojmë.

Për mua dhe ata është e ditur se ka moment të ri. Në gusht hy në fuqi rregullativa e re vvropiane ku fshehtësia e të dhënave është e garantuar si vendosja e të dhënave mbi përkatësinë etnike, fetare dhe politike në dokumente personale” – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Lëvizja Besa nuk lëviz nga qëndrimi, direktivat vlejnë për vendet anëtare dhe ligji mund të jetë në fuqi derisa Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme. Ndërkohë E Majta ditë më parë njoftoi se ka kërkuar nga Komisioni i Venecias mendim mbi propozim-Ligjin për letërnjoftime. Procedura e miratimit ka ngecur në shqyrtimin teknik të 1.230 amendamenteve. Ndryshimi i qëndrimeve të Zaevit erdhi si rrjedhojë e deklaratës së euroambasadorit në Shkup, Dejvid Gir i cili potencoi se vendet e BE-së po harmonizojnë legjislacionin i cili të dhënat personale si përkatësia etnike dhe fetare i ndalon në vendosjen e dokumenteve për identifikim.alsat-m

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments