4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeZAEVI / NË PRILL 2021 DO TË KETË REGJISTRIM, NUK KA NDRYSHIM...

ZAEVI / NË PRILL 2021 DO TË KETË REGJISTRIM, NUK KA NDRYSHIM TË KUSHTETUTËS DHE MARRËVESHJES SË OHRIT PA DALLIM TË REZULTATIT ?! DEKLARATË ME SHILKA !

Lajmi interaktiv

www.telegrami.mk…Kercnim,bllokut politik shqiptar apo realitet…Kryeministri Zoran Zaev me deklaraten e sotme neper mes rreshtave NUK KA NDRYSHIM TË KUSHTETUTËS DHE MARRËVESHJES SË OHRIT PA DALLIM TË REZULTATIT,lexohet dhe komentohet ndryshe sikur shton interesin e qytetareve lidhur me ate pse permendi rezultatin dhe Marreveshjen e Ohrit kur Marreveshja e Prespes eshte me e re dhe pjese nga Marreveshja e Ohrit jane te inkorporuara ne Marreveshjen e Prespes .Zaevi nuk eshte Jurist dhe duhet te dije se per tu hjekur pjese te Marreveshjes se Ohrid duhet te hiqen nga Marreveshja e Prespes ,Marreveshja e Ohrit eshte arkivuar si historike brenda Marreveshjes se Prespes …pra duhet prishur Marreveshja e Prespes se pari ..plus duhet ti siguroje 2 /3 e parlamentit ,pra 81 deputete dhe te siguroje Badinterin …. Zaevi a thua stigmatizoi shqiptaret se mund te jene me pak se 20%,dhe se Kushtetuta do te vihet ne pikpyetje nga forca te caktuara neonacionaliste maqedonase me kerkesat qe te largohen nga kushtetuta si kategori kushtetuese qytetaret qe jane me nacionalitet deri 20 %.Prej Zaevit pritet cdo gje..nuk duhet befasuar …por kemi nje dileme te hapur se mos ka perkrahjen e ndonje subjekti politik shqiptar fshehurazi…Mos u merzitni Kryeministri na rehaton eshte zemergjere nuk do kete ndryshim te kushtetutes pa mare para sysh rezultatin… Kjo ben te cmendesh… Regjistrimi kryeminister duhet te behet…edhe forcat neonacionaliste shqiptare duan te dijne njehere e pergjithmone sa jemi si shqiptare ne Maqedoni pa le te mos jemi as 20% …por ama te shohim sa % jane braqata od Krushevska Republika…sepse Bullgaria paralajmeron se do i denoje te gjithe ata shtetas te RMV qe kane pasaporta bullgare dhe do regjistrohen ndryshe ,pra edhe me marje te pasaportes Bullgare ….po ku do mbeten numri i caktuar nga serbet…boshnjaket…turqet…romet…egjiptianet…torbeshet (goranet ose makedonski muslimanet )…vllehet..etj … pra per ate themi ketu duhet te jete i kycur edhe faktori nderkombetar ne regjistrim.A Zaevi kto filmat me regjistrimin si duket i ka lexuar te Mitropolitit Aga Tangel se shqiptaret nuk kalojne 15 % …Ok po sa jane te tjeret pa shqiptaret na intereson te dijme ..pa rregjistrim te monitoruar nga nderkombetaret nuk e kalon Zaevi …www.telegrami.mk

===========================================

Lajmi aktiv qe qarkullon

https://shenja.tv/zaev-ne-prill-do-te-kete-regjistrim-nuk-ka-ndryshim-te-kushtetutes-dhe-marreveshjes-se-ohrit-pa-dallim-te-rezultatit/

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se në prill do të ketë regjistrim të popullsisë dhe se nuk ka arsye që e njëjta të anulohet përsëri. Ai tha se pa dallim rezultatit nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës e as të Marrëveshjes së Ohrit.

“Prill 2021 është muaji i zbatimit të regjistrimit. Regjistrimin e kemi anuluar ngase Hristijan Mickoski dhe opozita kërkuan të anulohen për disa muaj për shkak pandemisë, ndërsa ishim pajtuar për gjithçka. Tani e shoh se hapin disa debate nëse do të ndryshohet Kushtetuta, Marrëveshja e Ohrit. Kam thënë njëqind herë se rezultatet e regjistrimit nuk ndikojnë në Kushtetutën dhe në Marrëveshjen e Ohrit. Të shkarkohemi nga kjo punë. Regjistrimi duhet të zbatohet për shkak zhvillimit të barabartë, parametrave ekonomike, statistikave të cilat na duhen në shtet”, ka thënën Zaev, raporton SHENJA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments