10.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi konfirmon bllokadën e parë nga Bullgaria: Morëm porosi jo miqësore

Zaevi konfirmon bllokadën e parë nga Bullgaria: Morëm porosi jo miqësore

Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë inspektimit të gazësjellësit magjistral Shkup-Tetovë-Gostivar deklaroi se e kemi porosinë e parë armiqësore nga Bullgaria për kornizën negociuese, transmeton Zhurnal.

“E kemi bllokadën e parë nga Bullgaria. Sot është shkelur neni 2 nga marrëveshja, ne asgjë deri më tani nuk kemi shkelur. Kjo është ndjenja e parë e pakëndshme. Duhet të jemi të mençur dhe ta zgjidhim kontestin në mënyrë miqësore, sot është dërguar një porosi jo edhe aq miqësore nga fqinji jonë Bullgaria, hapi i parë është bllokuar. Neni dy i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë thotë se Bullgaria duhet ta mbështet rrugën për integrim. Pala bullgare do ta ndanë eksperiencën e saj me qëllim ti ndihmon Republikës së Maqedonisë që ti përmbush kriteriumet e duhura për antarësim në Bashkimin Evropian dhe do ta mbështetë Republikën e Maqedonisë për marrje të ftesës për antarësim në NATO në përputhje me vendimet përkatëse nga takimet e udhëheqësisë më të lartë të NATO-s” qëndron në nenin 2 të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Jam i kënaqur që e kemi mbështetjen nga ana e Gjermanisë”, deklaroi Zaev.

Zaev megjithatë vlerson se nuk duhet të bëhet dramë edhe pse siç tha është dërguar porosi jo e bukur nga pala bullgare. Kryeministri është optimist që në dy takimet e rradhës të grupeve punuese mund të afrohen qëndrimet, ndërsa shpreson edhe në përfundim pozitiv nga takimi me Borisovin ditën e hënë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments