13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZAEVI: GËZOHEM QË BDI THOTË SE E KA RRUMBULLAKSUAR AGJENDËN ETNIKE

ZAEVI: GËZOHEM QË BDI THOTË SE E KA RRUMBULLAKSUAR AGJENDËN ETNIKE

Kryeministri Zoran Zaevi gjatë ditës së sotme ka përshëndetur paralajmërimin e BDI-së, se do të ndryshojnë agjendën e veprimit të tyre politik.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që politikanët kur të japin fjalën e tyre, premtimet e tyre, të njëjtat duhet t’i realizojnë.

“Për mua është mirë që sot mund të komentoj se partia më e madhe politike shqiptare rrumbullakson agjendë etnike dhe se sot tashmë flasim për qytetarët. Mjaft ishte ajo shqiptarë, maqedonas, serb turq , vllehë, qytetarë kemi në shtet, dua ta përshëndes këtë pasi vërtetë është një hap, sigurisht kur vjen nga partia më e madhe në pushtet nga blloku shqiptar, njëkohësisht I keni njohur politikat të tyre në ndërtimin   agjendës së gjelbër në Qeveri, atë që e publikuam me fotovoltaikët dhe gjëra të tjera, janë pjesë e politikave që realisht dhe praktikisht jemi preokupuar të gjithë që jemi në koalicion”, ka thënë Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments