7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi foli : Për një dëshirë të kotë për pushtet ata ishin...

Zaevi foli : Për një dëshirë të kotë për pushtet ata ishin të gatshëm ta çonin vendin matanë kodrës dhe populli të vuante

Për një dëshirë të kotë për pushtet, ata ishin të gatshëm ta çonin vendin matanë kodrës, dhe populli të vuante, ka njoftuar kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

Ai në njoftim nuk përmendi se ka shumicë parlamentare apo se ka ndërmend të japë dorëheqjen ashtu siç ka premtuar.

Ky është njoftimi i tij i parë pas zgjedhjeve lokale.

Këto ditë jemi dëshmitarë të kërcënimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, qetësisë së qytetarëve brenda dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët.

Por ky vend ka popullin, qytetarët, demokratët, luftëtarët, politikanët dhe partitë e veta që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe shkatërrojnë përsëri vendin.
Kauza jonë është edhe civile edhe shtetërore.
E di që shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e deputetëve tanë qëndrojnë me krenari pas kësaj kauze.
Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona, ka shkruar Zaev

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments