9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi / Antikorrupsioni po kontrollon financat dhe pronat e anëtarëve të qeverisë...

Zaevi / Antikorrupsioni po kontrollon financat dhe pronat e anëtarëve të qeverisë dhe gjykatësve

Kryeminstri i RMV-së, Zoran Zaev në një video paraqitje ka kritikuar sistemin gjëqësor dhe ka informuar opinionin se Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupcionit për momentin është duke i kontrolluar mjetet financiare dhe pronat e të gjithë zyrtarëve qeveritarë.

“Prona dhe paratë e të gjithë anëtarëve të qeverisë po kontrollohen, duke filluar nga unë, dhe kjo është në rregull. Prandaj, ne nxisim Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të fillojë një procedurë për të kontrolluar menjëherë pronat dhe paratë e gjykatësve dhe të prokurorëve. Komisioni ka një mundësi të tillë dhe ne e inkurajojmë që të zbatohet menjëherë”, ka thënë Zaev.

Ai gjithashtu ka thënë se pushteti ekzekutiv i ofrom mbështetje me të gjitha kapacitetet e veta Antikorrupcionit vetëm e vetëm që të shqyrtojë pronat e gjykatësve dhe të prokurorëve, si dhe të familjeve të tyre.

Ai ka potencuar se duhet të hulumtohen edhe rastet ku ka konflikt të interesit dhe marrëdhënie dhe lidhje të gjykatësve me avokatët dhe prokurorët në të gjitha instancat që udhëhiqen lëndë gjyqësore.

Zaev i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve që të rishikojnë përgjegjësinë e gjykatësve për çështje e vjetërsimit të lëndëve dhe ka apeluar që të shqyrtohet edhe të gjitha çertifikatat mjekësore dhe argumentet e tjera të pretenduara që mundësuan që disa të akuzuar, të dyshuar dhe të dënuar të cilëve u është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shpëpiak. Ai gjithashtu kërkoi ndihmë nga Komisioni Evropian, përcjell in7.

“Ne i dhamë mundësi gjyqësorit, por nuk pati rezultate. Prandaj, gjyqësori do të duhet të përballet me qytetarët, të heqë qafe pandershmërinë dhe të ndryshojë tërësisht”, ka thënë Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments