7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeEdicionin e Parë të Festivalit të Teatrit “AKTFEST“ e hapi Ministri...

Edicionin e Parë të Festivalit të Teatrit “AKTFEST“ e hapi Ministri i Kulturës Hysni Ismaili

Me shfaqjen “Zona e pritjes” të realizuar nga aktorët e teatrit “Migjeni” nga Shkodra, mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë filloi Edicioni i Parë i Festivalit të Teatrit që u kushtohet aktorëve që krijojnë në gjuhën shqipe “AKTFEST”.
Festivalin e shpalli të hapur ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili theksoi se bëhet fjalë për një projekt, brenda të cilit audienca do të jetë në gjendje të shikojë shfaqje të shkëlqyera teatrale të ofruara nga teatrot nga vendi dhe rajoni.
“Ministria e Kulturës, duke e njohur rëndësinë e festivalit i cili do ta pasurojë hapësirën kulturore në vendin tonë sot, e jep mbështetjen e vet për realizimin e tij. Ministria e Kulturës edhe në të ardhmen do të vazhdojë t’i mbështesë të gjitha projektet që e promovojnë aktivitetin teatral dhe bashkëpunimin me teatrot në rajon, të cilat do të kontribuojnë në njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e përvojave”, tha ministri Ismaili.
Festivali i Teatrit “AKTFEST”, i organizuar nga “Tajm Lab Prodakshën”, zhvillohet në skenat e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë dhe Teatrit “Komedia”, dhe brenda pesë mbrëmjeve të festivalit, do të jepen gjashtë shfaqje nga shtëpitë teatrale nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Image may contain: 3 people, people smiling
Image may contain: 2 people
Image may contain: 21 people, crowd
Image may contain: 14 people, people smiling, crowd
Image may contain: 5 people, indoor
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments