Zaev: VMRO-DPMNE do të mbetet në opozitë që ta rinovojë partinë

149

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot nga Vatasha njoftoi se për dhjetë ditë do të shpallet një tender për ndërtimin e rrugës Gradsko – Prilep.

Sipas Zaevit, do të përzgjidhet një kompani e re për të vazhduar aksin rrugor, projekt që implementohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“E gjithë ajo që është bërë me rrugën në të kaluarën për shkak të provizioneve të shkreta, ka çuar në zgjidhje katastrofike. Rruga ishte ndërprerë sepse vazhdimisht bëheshin anekse, nuk merrej parasysh se sa do të paguante shteti, ndërsa ky aks është aortë, arteria më e rëndësishme e zemrës në të gjithë vendin”, tha Zaev.

I pyetur se si i komenton deklaratat e Aleksandar Nikollovskit nga VMRO-DPMNE për mbylljen e fabrikës gjermane “Dreksëlmaer” dhe problemet me ndërtimin e rrugës Gradsko – Prilep, ai tha se VMRO-DPMNE do të mbetet në opozitë për të rinovuar partinë e saj.

Sipas tij, fabrika më e madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila punëson më shumë se gjashtë mijë njerëz dhe i paguan pagat gjatë krizës së koronës, ka paralajmëruar se do ta rrisë prodhimin në gusht dhe do të ketë punësime të reja.

Zaev u përqendrua në përkushtimin e gazifikimit në vend dhe tha se 80 për qind e rrjetit primar dhe sekondar janë përfunduar, hyhet në finalizimin e realizimit të magjistraleve gazpërçuese.

Kryetari i LSDM-së tha që deri më tani janë ndërtuar dhe rikonstruktuar, janë zgjeruar dhe janë pajisur 44 objekte të kopshteve dhe po bëhen investime në mbi 30 objekte në shëndetin publik.