16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeZAEV: REGJISTRIMI DO TË MBAHET SE NUK BËN, DO TË FILLOJË MË...

ZAEV: REGJISTRIMI DO TË MBAHET SE NUK BËN, DO TË FILLOJË MË 5 SHTATOR

Do të ketë Regjistrim dhe ai do të realizohet ashtu sic është parashikuar me Ligj – ka deklaruar Kryeministri Zoran Zaev, duke komentuar propozimet e VMRO-DPMNE-së për regjistrim elektronik, që u plasuan dhjetë ditë para fillimit të operacionit statistikor.

Kryeministri bëri të ditur se seanca e parë e ardhshme e Kuvendit, do të mbahet kah mesi i Shtatorit, kurse Regjistrimi, sic tha, fillon më 5 Shtator, duke aluduar se nuk ka hapësirë për ndryshime të Ligjit për Regjistrim.

“Të jemi pak serioz. Njëzet vite nuk kemi regjistrim. Tani gjithcka është gati për zbatimin e Regjistrimit dhe Regjistrim do të ketë, ashtu sic është parashikuar. Regjistrimi do të fillojë më 5 Shtator kurse do të përfundojë më 30 Shtator dhe më pas të gjithë do të vazhdojmë me jetën, më të pasur për shumë të dhëna që janë të rëndësishme për vendin, demografinë, ekonominë” – tha Kryeministri Zaev.

Njëjtë sikurse para anulimit të operacionit statistikor, që fillimisht u caktua për në Prill, VMRO-DPMNE-ja edhe tani kërkon që Regjistrimi të zbatohet në mënyrë elektronike. Si shkaqe pëmendin numrin e pamjaftueshëm të regjistruesve si dhe situatën epidemiologjike në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments