6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZaev: Ekspertët ndërkombëtarë nuk do t’i shfuqizojnë aktgjykimet, por do të bëjnë...

Zaev: Ekspertët ndërkombëtarë nuk do t’i shfuqizojnë aktgjykimet, por do të bëjnë raporte të veta

Ekspertët ndërkombëtarë të cilët do të kërkohen nga Komisioni evropian për hetim të rasteve gjyqësore, që ishte një nga kërkesat e Alternativës për të hyrë në Qeveri, nuk do t’i shfuqizojnë aktgjykimet e miratuara, por vetëm do të japin mendime të tyre te institucionet tona, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi, ka kërkuar që Qeveria të dërgojë kërkesë me shkrim deri te Komisioni evropian që përmes Delegacionit të BE-së të dërgojnë ekspertë të cilët do të bëjnë monitoring të rasteve, për të cilat sipas Alternativës, ka dyshime në vendime gjyqësore dhe për ndikime politike, siç janë, Monstra, Alfa, Lagjja e trimave, Almir Aliu…

Zaev tha se për këtë është arritur marrëveshje pasi besimi në sistemin gjyqësor është, siç tha, “moti i lëkundur”. Por kjo nuk do të thotë, tha ai, se dikush do të mund t’i shfuqizojë proceset gjyqësore ose të bëjë diçka në kundërshtim me ligjet tona.

Si në rastin me zjarrin në spitalin modular në Tetovë, kur erdhën ekspertë gjerman, ata do të duhet të bëjnë raporte të tyre dhe t’i dorëzojnë te institucionet tona.

“Ekspertët ndërkombëtarë do të hyjnë në rastin dhe do të japin koment të tyre, natyrisht nëse këtë e pranojnë. Kjo ka të bëjë me kërkesat e Alternativës, por edhe për disa raste të tjera – për gazetarin Nikola Mladenov dhe tjerë për të cilët ende nuk ka lëndë. Ekspertët nuk mund të miratojnë aktgjykime, nuk mund të gjykojnë. Nëse pranojnë, e ne do të bëjmë gjithçka që Komisioni evropian të pranojë dhe delegacioni të dërgojë ekspertë, ata do të japin analiza dhe komente të tyre para institucioneve të sistemit tonë”, shtoi Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments