3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi: 17 tetori mbetet data e zgjedhjeve lokale

Zaevi: 17 tetori mbetet data e zgjedhjeve lokale

Data e zgjedhjeve lokale mbetet e pandryshuar. Zgjedhjet loakle do të mbahën më 17 tetor, tha kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, grupet e punës kanë konstatuar se fushata për regjistrimin e popullsisë kryqëzohet me fushatën e zgjedhjeve lokale vetëm 3 ditë dhe kjo nuk bën një ndryshim të madh.

Data, sipas propozimit të grupeve të punës në të cilat marrin pjesë të gjitha partitë politike, është 17-tetor, dmth nuk ka ndryshime në datën e përcaktuar në Kodin Zgjedhor dhe deri më tani. Kishte dilema për shkak të tre ditëve të përputhjes së regjistrimit me fushatën, por në fund u vendos që tri ditët të mos ndryshojnë asgjë, regjistrimi është një aktivitet që përfundon gjatë ditës, fushatat zhvillohen në mbrëmje . Në fakt, regjistrimi është mbajtur për 20 ditë çdo herë, kësaj here janë përcaktuar 30 ditë, ai me të vërtetë mund të përfundojë më herët. Ka mjaft kohë, nuk ka nevojë për ndonjë ndryshim në datën e zgjedhjeve, tha Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments