4.6 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeXhavit Haliti: Është folur për ndryshim kufijsh në Ballkan në qarqe të...

Xhavit Haliti: Është folur për ndryshim kufijsh në Ballkan në qarqe të larta

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se ka dëgjuar nga qarqe të larta vendore e ndërkombëtare për mundësinë e ndryshimit të madh të kufijve në Ballkan, teksa ka theksuar se “i kam dëgjuar këto biseda, në qarqe shumë të larta politike ndërkombëtare, i kam dëgjuar serbët, por edhe shqiptarët”.

“Në konferenca ndërkombëtare njerëzit janë të lirë të flasin. Është biseduar, njerëzit kanë të drejtë të bisedojnë. Është diçka që s’pranohet sepse ndryshon gjithçka”, tha Haliti në gjatë një interviste në KTV.

“Mirëpo pas kësaj në Ukrainë, nëse bashkësia ndërkombëtare lejon diçka të tillë që ato rregullat e vendosura me kohë për funksionimin dhe bashkëfunksionimin e shteteve dhe mosndryshimin e kufijve, nëse rregulli i tillë është i vlefshëm për dikë është edhe për dikë tjetër”.

Ai ka potencuar se Kosova ka mundësi të mira që të pranohet në Këshillin e Evropës, por sipas tij, procedurat janë shumë burokratike dhe zgjasin shumë.

“Situata aktuale e krizës në Ukrainë, i shkon në favor Kosovës e në disfavor Serbisë, ka vlerësuar ai, derisa ka shtuar se “Kosova s’duhet t’i bëjë publike kërkesat që t’ia mundësojë Serbisë përgatitjet”

Për Halitin, Gjykata Speciale nuk kanë inat me askënd, “as në Serbi e as në Kosovë”.

“Duhet të ballafaqohen me argumentet dhe t’i shpallin aktgjykimet e tyre”. Kam insistuar që kushdo që është i goditur nga ushtria a policia serbe, ta bëjë dosjen personale. Ne pasluftës kemi ndërtuar zyrën me avokatë nga Kosova, por edhe me të huaj. Ajo që është dashur ta bëjmë ishte që ta bindnim secilën familje që ka pësuar dëme nga lufta, të bëjë dosje”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments