7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeXhaferi nga Ohri: Zaevi t’u kërkon falje shqiptarëve, përndryshe le të harron...

Xhaferi nga Ohri: Zaevi t’u kërkon falje shqiptarëve, përndryshe le të harron bashkëpunimin me BDI-në

Bartësi i listës në njësinë e V-të zgjedhore Talat Xhaferi në takimin përmbyllës në qytetin e Ohrit, ka folur mbi konceptin dhe idenë e BDI-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare si dhe për kryeministrin e parë shqiptarë.

“Gati 20 ditë që eci zonën nga Mavrova e deri në Prespë dhe secilën ditë me qytetarët me bashkëvendësit tanë po më drejtohen me kureshtje se mezi presin 15 Korrikun që të shprehin vullnetin e tyre, gjithandej të dashur bashkëqytetarët e mi më pyesin se çfarë do ky njeri se gjoja apska vënë veten në rrezik për të bërë shqiptarin e parë kryetar parlamenti, po e kujtoj se ditën kur më është komunikuar se jam kandidat për kryetar parlamenti e kam pyet se a e din Zaevi se kush bëhet kryetar parlamenti, mu drejtua o Talat unë Ali Ahmeti dhe koalicioni kemi besimin e plotë se Talati është personi i vetëm për secilën situatë do të drejtoj parlamentin në këtë kohë”, ka deklaruar kështu Xhaferi nga Ohri.Ndërkohë që në lidhje me përgjimet e fundit të cilat kanë dalë në opinion ku Zaev duket se ofendon shqiptarët, Xhaferi i është përgjigjur duke i thënë se të mbaj mend që shqiptarët e bënë kryeministër por njëkohësisht shqiptarët të bëjnë edhe për 5 pare.“Po i përgjigjem nga këtu, Zaev realisht ju keni pësuar fizikisht dhe të tjerë por dije se Talat Xhaferi dhe BDI shqiptarët këtu edhe pse i humbe zgjedhjet të bënë kryeministër dhe pushtetar për sa vite e sa. Ne për të vazhduar bashkëpunimin nga këtu ju ftoj që Zaevi të del të kërkojë falje për ofendimet që ju bën, atë që e thotë për shqiptarët e bën dhe për të tjerët dhe duhet të kërkojë falje, ndoshta për ju shqiptarët vlejnë pesë pare por shqiptarët janë në gjendje të të bëjnë për 5 pare. Ne jemi në Ohër ku ju e përmbyllët atë mundësinë e 5 pares, me krenari dhe dinjitet se duhet të mendoni se ende ka kohë që të bashkëjetojmë në këtë vend sepse nuk keni të drejtë të flisni për këtë sepse nuk është pronë e babës tuaj sepse ne udhëheqim popullin tonë”, ka theksuar mes tjerave Xhaferi në fjalimin e tij para qytetarëve të Ohrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments