12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeKasami: Më 15 korrik na jepni mundësinë të jemi shërbetorët tuaj, me...

Kasami: Më 15 korrik na jepni mundësinë të jemi shërbetorët tuaj, me Besën në qeveri u thoni ”JO” rasteve të montuara politike dhe diskriminimit

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në tubimin qendror në Tetovë, ka theksuar se zhvillimi ekonomik është i rëndësishëm për shqiptarët dhe në përgjithësi për qytetarët, pasi vendi ka nevojë për ndryshime. Ai shtoi se BDI vazhdon të mashtrojë shqiptarët siç ka bërë në 18 vitet e kaluara.

”Ne ju garantojmë universitete dhe arsim të departizuar, i cili do të jetë në funksion të krijimit të kapitalit njerëzor. Dhe ky kapital do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe ky zhvillim ekonomik do të jetë funksion të rritjes së mirëqenies tonë”, është shprehur Kasami para qytetarëve të Tetovës.

Kasami ka folur se ky do të jetë argumenti për rritjet të rrogave, për rritje të pensioneve, rritje të asisestencës sociale, që përfundimisht Maqedoninë ta bëjmë një shtet në të cilin do të jetohet si në vendet e BE-së.

Ai më tej shton se në vitin 2015 Lëvizja Besa e gjeti vendin në një gjendje dikature, në raste të montuara kundrejt shqiptarëve, e gjetëm shtetin në situata të konflikteve të inskenuara për të defokusuar vëmendjen e shoqërisë nga dështimet e tyre. Por, tani me aktivizimin e Lëvizjes Besa, vendi gjendet pjesë e NATO-s dhe rrugës drejt BE-së.

https://www.facebook.com/watch/?v=604329836887695
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments