www.telegrami.mk
lajmi interaktiv
Kur Radio Visari Tetovë funksiononte dhe telegrami.mk fillonte i jepnim një përkrahje mediatike sepse përkrahje ishte edhe ta japësh lajmin pasi BDI e shihte si konkurencë Odës ekonomike të RMV që e udhëheq pa ndarë Branko Azeski dhe nuk donte ti mbete hatri partnerit të koalicionit qoftë VMRO-LSDM…dhe nuk donte ti prishte raportet me VMRO-LSDM ,pastaj edhe pse nuk e shihte konkurencë të Ministrisë së ekonomisë por trembej nga kërkesat e tyre lidhur me zonat doganore në Jazhincë – Bllacë-Dibër-Qafë Thanë.. .dhe asnjërën nuk e realizuan …takoheshin publikisht në ndërkohë biznesmenët me postet në OEMVP kryenin punët e tyre dhe ciao bela …mbështetja mediatike shkonte nëpërmes aminit të partisë dhe ndarjes edhe për Salën edhe për Lalën …3 me 1…ashtu si e përdori BDI..ndër vite …tash po e shëtit VLEN …www.telegrami.mk
==============================================
lajmi aktiv që qarkullon
Gazetarja e ekonomisë, njëherësh redaktore e emisionit “Ekonomia” në Radio Shkupi, Hatixhe Ismaili, ka reaguar ndaj qasjes selektive të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), e cila gjatë shënimit të jubileut të saj të 20-të nuk e ka përfillur median që për vite me radhë ka qenë mbështetëse e aktiviteteve të saj.
Ismaili thekson se në kohën kur askush nuk i kushtonte vëmendje kësaj organizate, madje kur disa media e kundërshtonin dhe e sabotonin, Radio Shkupi ishte mediumi që e priti me dyer të hapura dhe i dha hapësirë të vazhdueshme.
“Kur shumë dyer ishin të mbyllura për Odën, Radio Shkupi e mbajti derën gjithmonë të hapur.
Me rastin e 20-vjetorit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, dua të shpreh urimet e mia të sinqerta për këtë jubile të rëndësishëm.
Por, njëkohësisht, nuk mund të mos kujtoj vitet e para të saj. Në kohën kur Oda po hidhte hapat e parë, shumë dyer ishin të mbyllura. Kishte media që nuk e mbështetën, madje edhe e kundërshtuan ekzistencën dhe misionin e saj.
Në ato kohë, Radio Shkupi ishte ndër të paktat media që e mbajti derën gjithmonë të hapur. Pa hezitim, me profesionalizëm dhe përkushtim, ajo përcolli aktivitetet, iniciativat dhe sfidat e Odës, duke qenë pranë saj kur kjo mbështetje kishte më së shumti nevojë.
Prandaj, është e vështirë të kuptohet se si sot vlerësohen ata që dikur qëndruan anash, ndërsa harrohen ata që ishin pranë që nga fillimi. Megjithatë, Odës i uroj suksese të mëtejshme dhe shpresoj që në të ardhmen të mos harrohen ata që i qëndruan pranë kur rruga ishte më e vështirë.”, thuhet në reagimin e saj.
===========================================================
Mesut Shabani
