9.1 C
Tetovo
E hënë, 13 Maj, 2024
BallinaOpinionVullnet Murseli /Dragan Kovaçki me mentalitetin e Gruevskit dhe Jankullovskës

Vullnet Murseli /Dragan Kovaçki me mentalitetin e Gruevskit dhe Jankullovskës

Dragan Kovaçki me mentalitetin e Gruevskit dhe Jankullovskës

Kërcënimet e bartësit të listës së VMRO-DPMNE në njësinë zgjedhore 3 Dragan Kovaçki drejtuar Ministrit të Drejtësisë, z. Krenar Lloga , janë kakarisje fashiste të një mbetje grueviste në realitetin e ri të Maqedonisë së Veriut.

Mesazhi i Kovaçkit që i është dërguar z. Lloga ku e kërcënon këtë të fundit që mos bëjë fushatë në njësinë zgjedhore numër 3 tregon se Kovaçki vazhdon të mendojë se pakicat kombëtare në vendin tonë janë numra për të arritur një shumicë për VMRO-DPMNE dhe jo njerëz me të drejta kushtetuese dhe qytetarë të barabartë të këtij vendi që synon Bashkimin Evropjan. Është mësuar z. Kovaçki nga ish patroni i tij Nikolla Gruevski, por edhe nga Gordana Jankullovska e cila thoshte se “Romët (në fjalorin e saj “ciganët”) do i kapim për veshi dhe do i nxjerrim të votojnë për VMRO-në. Është për keqardhje që ky mentalitet i Gruevskit dhe Jankullovskës të vazhdojë të jetë retorikë e VMRO-së që pretendon të jetë ndryshe nga ajo e Gruevskit dhe kriminelëve të tjerë që pothuajse i sollën vendit luftë civile.

Romët, Boshnjakët, Turqit, Vllehët por dhe pakicat tjera kombëtare në vendin tonë do të përfaqësohen me dinjitet nga të zgjedhurit e tyre, dhe ata do të mund të zgjedhin të bëhen pjesë e një koalicioni që ju garanton integrimet evropjane, dhe në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë që askush t’i tërheqë për veshi, siç janë mësuar eksponentët e kaluar e të tanishëm të VMRO-DPMNE-së.

https://fokus.mk/kovachki-do-ahmeti-ali-ova-ne-e-mala-rechitsa-parite-so-koi-vrshish-potkup-ke-treba-da-gi-vratish/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR2TnShHeJ8XEyNwHPJjdBdRJtENxwkJgRSfLFxRGk91tfiIsGSOvSaOkUo_aem_AfhNXokQr4oCJ_P7_N50_eU4EGTHr3LSxwMPzLjbyXefeaeC41m_cpAraKpUDy7AlhQd-mbO7Suexo_-T2Nis3Md

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments