17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeKE i jep 50 milionë euro Maqedonisë për ndihmë makrofinanciare

KE i jep 50 milionë euro Maqedonisë për ndihmë makrofinanciare

Komisioni Evropian ka dhënë kredi për Maqedoninë në vlerë prej 50 milionë euro, si kësti i parë i operacionit aktual për ndihmë makrofinanciare për vendin.

Siç njoftoi sot Komisioni Evropian, këto fonde duhet të ofrojnë mbështetje shtesë për Maqedoninë, ekonomia e së cilës është prekur rëndë nga kriza energjetike e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

“Ndihma do të mbështet qëndrueshmërinë makroekonomike dhe do të sigurojë reformat e mëtejshme në lidhje me programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Maqedoninë.

Kjo do t’i ndihmojë Maqedonisë dhe të përparojë në rrugën e saj evropiane”, thuhet në raport.

Sigurim i kësaj ndihme vjen si pasojë e konfirmimit të KE-së se vendi ka përmbushur obligimet politike relative në lidhje me marrëveshjet me BE-në.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments