12 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeVuçiqi: Rreth 2.200 persona kanë aplikuar për punë në Serbi përmes Ballkanit...

Vuçiqi: Rreth 2.200 persona kanë aplikuar për punë në Serbi përmes Ballkanit të Hapur, më së shumti nga Maqedonia e Veriut

residenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se rreth 2.200 persona janë paraqitur në muajin e fundit, që nga fillimi i dhënies së lejeve për punë në kuadër të qasjes së lirë në tregun e punës të Ballkanit të Hapur, ndërsa pjesa më e madhe e personave të paraqitur janë nga Maqedonia e Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Vuçiqi deklaroi se Serbia “ka problem me fuqinë punëtore” dhe se është mirë që janë bërë karta të identifikimit si pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur” për Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Pjesa më e madhe e të interesuarve janë nga Maqedonia e Veriut, deklaroi Vuçiqi për televizionin Informer.

Ai tha se në të njëjtën mënyrë “disa qindra shtetas serbë kanë aplikuar për të shkuar në vende të tjera”, por se më i madh fluksi i punëtorëve në Serbi është përmes “Ballkanit të Hapur”, se sa ikja e punëtorëve.

Vuçiqi deklaroi poashtu se “financat publike të Serbisë janë në gjendje të mirë” dhe se pret që borxhi publik i vendit të jetë 51 për qind e Bruto prodhimit vendor (BPV) deri në fund të vitit nga “70 për qind e BPV-së” kur u bë kryeministër.

Ai poashtu tha se Serbia në shkurt ka pasur rritje ekonomike prej 5.9 për qind.

“Nëse vazhdohet kështu është e sigurt se deri në fund të vitit do të ketë rritje të ndjeshme të pagave dhe pensioneve”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments