16.4 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeVuçiq pret “bisedime të vështira” të enjten me Kurtin në Bruksel

Vuçiq pret “bisedime të vështira” të enjten me Kurtin në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar “bisedime të vështira” të enjten në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Të enjten do të mbahet takimi i radhës i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

“Ju e dini se çfarëdo që të thonë ata, gjithmonë do ta mbështesin pavarësinë e Kosovës në një mënyrë apo tjetrën, kështu që është gjithmonë e vështirë , por çfarë të bësh”, tha Vuçiq nga Shkupi, raporton “Kossev”.

Ai ka shtuar se do të “shtrojë në Bruksel pyetje me interes për komunitetin serb, porse nuk pret ndonjë gjë të mirë”.

Vuçiq ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që i ka dhënë për mediumin estonez “Delphi” i cili ka thënë se qasja e butë e BE-së ndaj Serbisë nuk po funksionon dhe se “duhet kamxhik për ta larguar Serbinë nga Rusia”.

“Është turp që dikush që e konsideron veten udhëheqës të çfarëdo gjëje, sado që e vlerëson lartë veten, ta përdorë një gjuhë e fjalor të tillë”, tha Vuçiq. “Por na takon ne që të përpiqemi t’i zgjidhim çështjet përmes dialogut e negociatave. Ne nuk përdorim kamxhik siç do të përdorte Kurti kundër Serbisë. Pasi është shumë i fortë, të sjellë edhe një kamxhik shtesë, pasi një ndoshta nuk i mjafton”.

Vuçiq ka marrë pjesë të hënën në Shkup në takimin e liderëve në kuadër të Procesit Brdo-Brione. Ai tha se ka kaluar takimi pa zënka dhe se “i kanë lënë këto për të enjten”.

“Mendoj se dita e sotme kaloi në një diskutim shumë të madh dhe konstruktiv. Nuk pati debate e zënka, pasi Prishtina dhe ne i lamë problemet tona për të enjten në Bruksel, kështu që sot u fol më shumë për marrëdhëniet e vetë rajonit – Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, sesa për çdo gjë tjetër. U diskutua çfarë mund të kërkojmë, nga nismat e ndryshme për roaming, deri te vendosja e linjave të gjelbra, tregjet e përbashkëta”, tha Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments