19.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeGjykata në Bosnjë konfirmon aktakuzën ndaj Dodikut

Gjykata në Bosnjë konfirmon aktakuzën ndaj Dodikut

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës më 11 shtator ka konfirmuar aktakuzën e përgatitur kundër Millorad Dodikut dhe Millosh Lukiqit. Kështu thanë nga ky institucion për Shërbimin e Ballkanit të REL-it.

Presidenti i Republikës Sërpska, Dodik, dhe ushtruesi i drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Lukiq, akuzohen për vepra penale për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë.

Avokati i Dodikut, Goran Bubiq, tha se ai do të deklarohet për aktakuzën pasi autoritetet t’ia dorëzojnë atë. Ai tha se ka lexuar në media se aktakuza është ngritur, por nuk ka asnjë informacion zyrtar për të.

Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës kishte ngritur aktakuzën ndaj Dodikut dhe Lukiqit më 11 gusht dhe ai dërgoi atë Gjykatës për konfirmim. Por, më 18 gusht, Gjykata i kërkoi Prokurorisë që të bënte disa ndryshime në aktakuzë.

Më 24 gusht, Gjykata e pranoi aktakuzën e ndryshuar kundër Dodikut dhe Lukiqit.

Aktakuza erdhi pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska kalo dy ligje të diskutueshme më 27 qershor, të cilat Dodik i nënshkroi dhe më pas ato u publikuan në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.

Këto ligje thonë se vendimet e Zyrës së përfaqësuesit të lartë në Bosnje më nuk do të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe nuk do të respektohen në këtë entitet. Po ashtu, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës më nuk do të vlejnë në Republikën Sërpska.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, më 1 korrik anuloi këto vendime.

Zyrtarët në Republikën Sërpska, të udhëhequr nga Dodiku, kanë thënë se Schmidt nuk ka legjitimitet, sepse ai nuk është emëruar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, pasi është kundërshtuar nga Kina dhe Rusia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments