6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeVuçiq: A t’i gënjej serbët se në Kaçanik do ta presin reprezentacionin...

Vuçiq: A t’i gënjej serbët se në Kaçanik do ta presin reprezentacionin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të shtunën se nuk mund të pritet që fuqitë e mëdha do të ndërrojnë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin se nuk ka ndërrim të kufijve.

Ai ka thënë se Serbia do të luftojë fuqishëm për Kosovën, për interesat e saj dhe të popullit serb. Por Vuçiq ka pranuar se për Serbinë nuk ka zgjedhje të lumtur, raporton Radio Televizioni i Serbisë. Vuçiq ka folur për “Prva TV”.

“Para nesh janë gjashtë muaj të luftës së vështirë politike për interesat tona nacionale në Kosovë dhe Metohi dhe për të drejtat e popullit tonë atje”, ka thënë Vuçiq.

Ai pret që të zhvillohen shpejtë bisedime me të gjithë të përfshirët në dialogun me Kosovën.

Sipas Vuçiqit, cila do që të jetë zgjidhja, Beogradi nuk do të jetë veçanërisht i kënaqur. Ai thotë se duke gënjyer apo duke mashtruar njerëzit nuk do të mund të arrihet asgjë.

“Çka të bëjë (që serbët nuk duan të dëgjojnë këtë). T’i gënjej që do të kemi dalje te Vlora dhe se në Elbasan do të bëjmë nuk e di çka… Që në Kaçanik do ta presin reprezentacionin serb kur të arrijë diçka…”, ka pyetur Vuçiq, raporton RTS.

Sipas tij Serbia do të luftojë për të kërkuar sa më shumë që mundet dhe të humbas sa më pak të jetë e mundur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments