7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaVuçiçi për luftën në Ukrainë – U tremba nga ajo që paralajmëroi...

Vuçiçi për luftën në Ukrainë – U tremba nga ajo që paralajmëroi Bideni

PRESIDENTI i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur sonte shqetësimet e tij lidhur me luftën në Ukrainë,në kampanjën presidenciale duke qëndruar mysafir në emisioni Çirilica të TV HAPPY në Beograd

Situata është e vështirë dhe është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e ekonomisë. Çdo natë dhe çdo mëngjes shikoj fillimisht bursat dhe situatën në fushën e betejës. Dhe e di që nuk ka ende shpresë. Mendoj se e di se çfarë pret Putini. Lufta e të dyja palëve ka rregullsitë e veta dhe tani e shoh që nuk do të ndodhë së shpejti. A më shqetëson kjo? Sigurisht që më shqetëson.

Njerëzit zakonisht e nënvlerësojnë Bidenin dhe unë u tremba kur tha se lufta do të zgjaste pesë vjet. Unë e njoh Bidenin dhe ai është i përgatitur në mënyrë të përkryer për çdo takim dhe bisedë. Pak kanë një përgatitje të tillë si amerikanët. Sa për ndryshimin e regjimit, këtë bënë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë amerikanët, nuk është lajm. Por kur Biden thotë se kjo do të jetë një luftë e gjatë. Kjo është fjalia e dikujt që ka parë raportet e të gjitha shërbimeve dhe vetëm atëherë thotë. Nëse shërbimet amerikane thonë këtë, atëherë është shumë serioze dhe kjo më shqetëson. Mendoj se nuk ka njeri që nuk i intereson kjo – ka thënë Vuçiq në emisionin “Çirilica” në Tv Happy.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments