8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeVONESA E SUBVENCIONEVE: TË PREMTEN MINISTRI HOXHA TAKON BUJQIT

VONESA E SUBVENCIONEVE: TË PREMTEN MINISTRI HOXHA TAKON BUJQIT

BLEGTORËT DHE BUJQIT PËRBALLEN ME VËSHTIRËSI TË MËDHA


Këtë të premte Ministri I Bujqësisë, Arjanit Hoxha, do t`i takojë bujqit dhe blektorët për të gjetur një gjuhë e përbashkët. Ky takim erdhi si pasojë e protestave që në fillim të kësaj jave nga blegtorët dhe bujqit si pasojë e mos pagesës së subvencioneve. Nëse nuk do gjejmë gjuhë të përbashkët, ata thanë se kafshet e reja do ti dërgojnë përpara Qeverisë.

Financat mungojnë, vonesa në punët pranverore, madje edhe me zahiretë për kafshët janë kah fundi. Ibish Ibishi është vetëm një nga blegtorët që po përballet me këto probleme si pasojë e mospagesës së subvencioneve.

IBISH IBISHI – BLEGTOR

“Grurit pleh artificial nuk i kemi hudh, për msirin ugaret si kena bë, mungojnë mjetet financiare, për dhitë kemi pasur zahire po deri tash i kam harxhu, misër kam edhe 500 kilogram edhe më skemi taxhi me ju dhanë merr fund”.  

Nëse subvencionet vazhdojnë të mos I lëshojnë, Ibishi thotë se do të detyrohen t` i ikin këtij profesioni.

IBISH IBISHI – BLEGTOR

“Pra jena të detyruar me ikë prej kësaj, mos me qenë më blegtor. Unë, djali, shoqja, nusja, gjashtë anëtarë të familjes prej kësaj jetojmë”

Gjatë kësaj jave, blegtorw e bujq protestuan duke kërkuar që të kryhet pagesat e subvencioneve për vitin 2020, në të kundërtën, sic thanë, do t`i radikalizojnë protestat. Klan Maqedoni ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Bujqësisë. Nga atje thanë se këtë të Premte, Ministri Arianit Hoxha do të realizojë një takim me bujqit dhe blegtorët, me qëllim që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments