Kreu i Delegacionit të bashkimit Europian, Lugi Soreca ka nënvizuar mesazhin që Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dha në mbylljen e Samitit të Zagrebit për Ballkanin Perëndimor.
Soreca e ka cilësuar mesazhin e von der Leyen si të fortë dhe të qartë për Ballkanin Perëndimor.
Von der Leyen u ka bërë thirrje qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së medieve.
“Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në fundin e Samitit të Zagrebit dha një mesazh të fortë dhe të qartë. Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së medieve”, është shprehur Soreca duke cituar von der Leyen.