15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaTeknologjiVolvo investon 960 milionë euro në modernizimin e fabrikës së ndërtuar në...

Volvo investon 960 milionë euro në modernizimin e fabrikës së ndërtuar në vitin 1964

Prodhuesi suedez i veturave Volvo, ka njoftuar se do të bëjë modernizimin e fabrikës së saj më të madhe, duke investuar rreth 10 miliardë kruna suedeze, përkatësisht rreth 960 milionë euro.

Nga kjo kompani kanë bërë të ditur se së shpejti do të përshëndeten nga motorët me djegie të brendshme dhe shumicën e kapaciteteve do t’i orientojnë në elektrifikimin e gamës, transmeton Telegrafi.

E tani kanë theksuar se planifikojnë të modernizojnë fabrikën në Torsland, e gjithçka po bëhet që të fillojë sa më shpejt prodhimi i veturave plotësisht elektrike.

Përveç montimit të veturave, fabrika do të ketë edhe njësinë për prodhimin e baterive dhe atë për pjesë alumini.

Në kuadër të renovimit të fabrikës, Volvo ka paralajmëruar metodat e reja të prodhimit të pjesëve të aluminit që sjell një sërë përparësish sa i përket çmimit, qëndrueshmërinë dhe në fund vet performansa finale e prodhimit.

Kjo metodë nuk ndonjë risi e madhe, pasi të njëjtën e përdor Tesla në prodhimin e Modeleve Y. Në kompaninë Volvo besojnë se një prodhim i tillë përmirëson efikasitetin energjetik, por edhe optimizon hapësirën në kabinë. Shpenzimet më të vogla nënkuptojnë edhe më pak ajër të ndotur.

Modernizimi i fabrikës në Torsland përfshin edhe ndërtimin e bllokut të ri, ku do të prodhohen bateritë dhe që do të vendosen nën veturat elektrike.

Fabrika në Torsland ishte hapur në vitin 1964 dhe aktualisht ka kapacitetet vjetore të 300 mijë veturave të prodhuara. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments