12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaVOA / SHBA, mbi 300 mijë të infektuar e mbi 8 mijë...

VOA / SHBA, mbi 300 mijë të infektuar e mbi 8 mijë të vdekur

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë epiqendra e pandemisë në rang botëror për nga numri i të prekurve me COVID-19.

Të shtunën sipas universitetit “Johns Hopkins” numri i të infektuarve me koronavirus arriti në mbi 300 mijë dhe i vdekjeve në mbi 8 mijë.

Të premten u shënua numri i madh i të vdekurve mbrenda një ditë, gjithsej 1423.

Në pothuajse gjithë vendin, përjashtuar 8 shtete, janë lëshuar urdhra që popullata të qëndrojë në shtëpi, këto masa prekin rreth 96 për qind të popullsisë amerikane.

Zona më e nxehtë në SHBA për sa i takon përhapjes së virusit vazhdon të jetë qyteti i Nju Jorkut me 1,867 të vdekur. Sipas të dhënave zyrtare numri i vdekjeve në rang shteti është trefishuar në tre ditët e fundit, në më shumë se 3 mijë. Situata nxiti guvernatorin e Nju Jorkut të marrë respiratorët nga sektori privat.

Zyrtarët thonë se megjithatë shkalla e atyre që shtrohen në spital është stabilizuar ç’ka sugjeron se masat e forta për distancim social të vendosura një muaj më parë, kanë nisur të japin rezultat.

Pas Nju Jorkut, Nju Xhersi është shteti me numrin më të madh të të infektuarve.

Qeveria federale i rekomandoi amerikanëve të mbajnë maska ose të përdorin mbulesa të tjera prej pëlhure në baza vullnetare për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Rekomandimi vjen nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve. Presidenti Trump shtoi se rekomandimet e reja nuk duhet të shihen si zëvendësim për masat e distancimit social, që konsiderohen kritike për ngadalësimin e epidemisë.

Në rang botëror, deri të shtunën në mbrëmje, virusi kishte prekur 1.181.159 njerëz dhe 63,902 viktima.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se OKB-ja, me 193 anëtarë, do të marrë një vendim muajin e ardhshëm për të vendosur nëse do të shtyjë mbledhjen vjetore të udhëheqësve botërorë në Nju Jork, që mbahet në fund të shtatorit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments