15 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeVOA / Kryeministri i Kosovës anulon pjesëmarrjen në takimin e së...

VOA / Kryeministri i Kosovës anulon pjesëmarrjen në takimin e së shtunës në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se nuk do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, pas situatës së krijuar me publikimin e akuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i aktakuzës të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar, unë duhet të kthehem në vendin tim për t’u marrë me situatën. E njoftova Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi kryeministri Hoti ne rrjetin twitter.Të mërkurën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, anuloi udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara pak pasi që Prokuroria e Posaçme publikoi njoftimin për aktakuzat.

linku https://www.zeriamerikes.com/a/kosovo/5476850.html

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments