VMRO Partia Popullore përmes një komunikate për media ka hedhur akuza mbi Bashkimin Demokratik për Integrim lidhur me korigjimin e njësive zgjedhore, informon Zhurnal.
Siç potencojnë nga kjo parti, BDI-ja është fajtori kryesor për këtë gjendje dhe nuk ka të drejtë morale e as politike të kërkojë korigjim të njësive zgjedhore.
Sipas tyre, BDI së bashku me VMRO-DPMNEnë janë fajtorët kryesor pse në Maqedoni ende nuk ka regjistrim të popullsisë që nga viti 2001.
“Duam të potencojmë se BDI nuk ka të drejtë morale e as politike për të kërkuar këtë gjë. Së pari, siç e dimë, BDI së bashku me VMRO-DPMNE-në janë fajtorët kryesorë për atë pse nuk kemi regjistrim të popullsisë, ndërsa pa regjistrim mundemi vetëm përmes syrit të vlerësojmë cila njësi zgjedhore është më e madhe cila më e vogël. E dyta, BDI ishte kundërshtari më i madh i iniciativës që Maqedonia të jetë me një njësi zgjedhore. VMRO PP atëherë u bëri thirje shqiptarëve se me këtë rast do të fitonin, dhe për këtë do të korigjoheshin të gjitha parregullsitë të cilat dalin nga numri i votuesve sipas njësive zgjedhore. Kështu që për këtë iniciativë e pabazë është të flitet veçanërisht përshkak faktit që nuk është përmbushur kushti kryesor sipas të cilës do të mund të qendiseshin njësi zgjedhore”, thuhet në reagimin e VMRO Partisë Popullore.
Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim së fundmi kishte kërkuar që të përmirësohen njësi zgjedhore dhe kufijt e tyre përshkak se siç thonë, nuk janë të barabarta të gjitha votat e qytetarëve.