12.3 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-ja dëshiron dhe punon që ta shkatërrojë BDI-në!

VMRO-ja dëshiron dhe punon që ta shkatërrojë BDI-në!

Mickovski ende s’e ka mësuar leksionin, se BDI-së legjitimitetin ia jep votuesi, jo ai.

Partia konservatore demokristiane e Hristijan Mickoskit, VMRO DPMNE, duket se nuk ia ka falur Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmetit vendimin për të koalicionuar me LSDM-në e Zoran Zaevit në vitin 2017 pas zgjedhjeve të dhjetorit 2016, shkruan TS.

Për t’iu hakmarrë BDI-së, kjo parti u vu me gjithë forcat e veta në veprim pas zgjedhjeve lokale, të cilat i trajtoi si të ishin parlamentare. Atëherë, lideri i saj, i trimëruar nga suksesi në to, nuk i pritej, mblodhi rreth vetes gjithë lukuninë politike, të majtë e të djathtë, maqedonase e shqiptare, pa dallim ngjyrash etnik e ideologjike, të krijojë një shumicë të re parlamentare, jashtë logjikës elektorale,

Dështimi në këtë qëllim, ia shtoi nervozen Mickovskit, i cili vazhdon agjendën e Nikolla Gruevskit dhe shpesh merr prej tij instruksione nga vizitat e shpeshta në Budapest. Dhe për gjithçka që ndodh ose nuk ndodh në skenën politike, gishtin e drejton nga BDI-ja, mbase mendon ende me ndërhyrjen në bllokun politik shqiptar, do ta ketë më lehtë.

Mirëpo, Mickovski harron se BDI-ja nuk shkoi në koalicion me VMRO-në në një çast historik kur duhej pastruar disa çështje të rëndësishme, sepse çdo analizë objektive do të tregojë se ai veprim i BDI-së kishte efekte largpamëse, sepse shumica e re parlamentare, pa asnjë therë në këmbë e zgjidhi kontestin me Greqinë dhe ia hapi vendit dyert e NATO-s dhe BE-së!

Ndoshta inati është që këto nuk i bëri VMRO-ja, e cila i pati dy-tri mandate për të bërë, por vetëm bënte obstruksione. Sa u përket përpjekjeve për ta de faktorizuar BDI-në,  portali TetovaSot ia përkujtojnë Mickovskit parimin që fuqinë politike çdo subjekt, e merr nga votuesi dhe se BDI-ja për këto 20 vjet ekzistencë e gëzon përkrahjen pa rezervë të atyre që i vlerësojnë ofertat politike në “tregun e lirë”, pra të qytetarëve.

Ndaj dhe përpjekjet për ta shkelë këtë vullnet, nuk u tregua i suksesshëm në të kaluarën, as nga përpjekjet e një kohe nga VMRO-ja, e as disa përpjekje të disa qarqeve a grupeve në LSDM.

Dështuan edhe përpjekjet e opozitarëve shqiptarë, të cilat në mënyrë joparimore deshën të zbatojnë filozofinë “e djallit”(“edhe me djallin do të bëjmë pakt…”), për ta rrëzuar BDI-në nga pushteti jo me votë, por me “metoda tjera”(të numrave artificialë”).

Sepse, forcën politike ta jep dhe ta merr sovrani, qytetari, votuesi. Mbase është koha që Mickovski ta mësojë këtë. /TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments