4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO DPMNE:E tepruan, populli paguan më shumë rrymë, sepse Kovaçevski vjedh ?

VMRO DPMNE:E tepruan, populli paguan më shumë rrymë, sepse Kovaçevski vjedh ?

Tepër është , populli paguan më shumë rrymë, se Kovaçevski vjedh. Me LSDM-në, rryma u rrit për 30%. Populli paguan më shumë për rrymën sepse njerëzit e lartë të pushtetit përmes kompanive të tyre të afërta nxjerrin para nga REK Manastir përmes tenderëve të ndryshëm dhe e lanë termocentralin pa mjete elementare të punës. Dhe në të njëjtën kohë ata boshatisën rezervuarët. Papunësia dhe krimi në energjetikë në 5 vitet e fundit do ta paguajnë qytetarët me një tjetër rritje të çmimit të energjisë elektrike nga korriku. Faturat më të larta të energjisë elektrike do të nënkuptojnë më pak para për njerëzit dhe prodhim më të shtrenjtë, dhe kështu një ekonomi më pak konkurruese. Populli nuk e duron dot një dimër tjetër me rrymë të shtrenjtë, ngrohje qendrore të shtrenjtë, karburante të shtrenjta dhe ushqime të shtrenjta. Është shumë, protestë për ndryshim më 18 qershor në 20:00 para Qeverisë, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments