14.9 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Shilegovi dhe LSDM i lanë 160 milionë euro borxh qytetit të...

VMRO-DPMNE: Shilegovi dhe LSDM i lanë 160 milionë euro borxh qytetit të Shkupit

Qyteti i Shkupit është në borxhe dhe për këtë fajin e kanë vetëm Shilegov dhe LSDM. Vetëm në bazë të detyrimeve të ardhshme sipas kontratave të lidhura si detyrime të maturuara dhe të papaguara janë 58,140,165 euro.

Sherri i Shilegovit dhe LSDM-së shihet edhe pas 7 marrëveshjeve për kredi në vlerë prej 32 milionë euro.

Në total, për të gjitha bazat, Shilegov i ka lënë qytetit obligime në shumë prej 158.196.797 euro.

Po ashtu, përveç gjithë këtyre borxheve, Shilegov ka shpenzuar edhe paratë nga shitja e shtëpisë së qytetit, për të cilat ende nuk e dimë se ku kanë përfunduar. Shilegov dhe LSDM nuk kanë punuar për shkupjanët, por për disa xhepa privatë, thuhet në komunikatën e partisë VMRO-DPMNE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments