10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO DPMNE, nismë për shkarkimin e Filipçes dhe Hasanit

VMRO DPMNE, nismë për shkarkimin e Filipçes dhe Hasanit

VMRO DPMNE u ka dhënë dy ditë afat ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësministrit Ilir Hasani që dorëheqjet ti dorëzojnë në Kuvend. Në të kundërtën Mickovski paralajmëroi nismë të re në Kuvend, para seancës plenare të paraparë për të martën.

Nëse nuk dorëzohen këto dorëheqje, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, gjithsesi me ofertën për bashkëpunim edhe me grupet tjera parlamentare si dhe deputetë, në bazë të nenit 184 alineja 1 të Rregullores së Kuvendit, do të dorëzojë në Kuvend vendim për shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe zëvendësministrit të shëndetësisë -deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.

Mickovski thotë se dorëheqja për shkaqe morale, nuk e largon nga përgjegjësia penale. Ai akuzoi kryeministrin Zaev se çdo ditë merr detaje nga hetimi që bëjnë, siç tha, hetuesit e tij partiak. Andaj kërkon që të ketë hetim neutral dhe objektiv.

Gjatë ditës së djeshme lexuam se Zoran Zaev vetë ka pranuar detaje nga hetimi dhe më nuk fshihet se është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me prokurorët e partizuar të LSDM-së… Ku është sekreti i hetimit? Kush janë prokurorët të cilët e informojnë kryeministrin për hetimin? A është edhe ai në rrethin e njerëzve të cilët për të cilin duhet të kryhen veprime para hetimore? A e din kryeministri se cilët persona mund të jenë dëshmitar në prokurori. A do ia tregoi shikut dhe biznes partnerit të tij këto persona. A do të ndikojnë tek ata persona nga pozita e të fuqishmit? A do të organizojnë mbrojtje? A munden nga pozitat që i kanë të fshehin dhe ndryshojnë dokumente? – tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Mickovski gjithashtu paralajmëroi edhe hapa të tjerë për të zbardhur të vërtetën për zjarrin që kaploi ditë më parë spitalin modular në Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments