8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi, Arsovski: Për Zaevin dhe Filipçen ka helikopter, për qytetarët...

VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi, Arsovski: Për Zaevin dhe Filipçen ka helikopter, për qytetarët jo

Partia opozitare VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga pushteti, për shkak të, siç thonë, mungesës së koordinimit të institucioneve dhe paaftësisë së tyre për t’u ballafaquar me zjarrin që u përhap në rajonin e Koçanit.

Zëdhënësi i partisë, Dimçe Arsovski e akuzoi Qeverinë se nuk ka pasur helikopterë për ta shuar zjarrin mbrëmë, kurse siç shton, para një kohe të caktuar ka pasur për Zaevin dhe Filipçen. Njëkohësisht, Arsovski porosit se duhet reaguar në kohë, me qëllim që të parandalohen zjarre të këtilla.

“Kërkojmë përgjegjësi, sepse në vend që të servisohen avionët Air Traktorë, gjegjësisht kanaderët, servisimi i të cilëve kushton vetëm 400.000 euro, pushteti, Zaevi dhe të gjithë të tjerët, nuk gjetën kohë dhe para. Edhe pse e futën Maqedoninë në borxh prej 1.5 milionë eurove, nuk gjetën, as kohë, e as të holla që ta shmangin atë që na ndodhi dje. Siç e shihni, ende ka tym nga drunjtë e djegur, siç e shihni zjarri arriti deri te shtëpitë, ka disa shtëpia të djegura dhe fatkeqësisht ka disa persona të cilët shkak të zjarrit përfunduan në spital”, tha Arsovski./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments