10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO dhe ASH-AAA tërheqin amendamentet! Pakoja e pestë ekonomike së shpejti për...

VMRO dhe ASH-AAA tërheqin amendamentet! Pakoja e pestë ekonomike së shpejti për miratim para deputetëve

Edhe VMRO-DPMNE edhe Aleanca-Alternativa paralajmëruan se do të tërheqin amendamentet dhe me këtë do të hapet rruga për zhbllokim të Kuvendit që të sillet pakoja e pestë me masa ekonomike.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski, paralajmëroi se ata do të zhbllokojnë Ligjin për shtetësi dhe bëri thirrje që masat anti-krizë sa më shpejtë të miratohen në Kuvend. Mundësi për zhbllokim të pakos së pestë të masave ka edhe sot, thotë ai.

 “Nëse ASH-AAA i tërheqin amendamentet nga pakoja e pestë e masave, Komisioni për financa, që udhëhiqet nga kryetari nga radhët e VMRO-DPMNE, i cili mundet edhe gjatë ditës së sotme të caktojë seancë, që të mundet komisioni të kryej debatin për pakon e pestë të masave dhe gjatë orëve të pasdites ose nesër të vazhdojë seanca në të cilën janë pakoja me masa me tre ligje dhe të përfundohet dhe qytetarët të marrin ata mjete të cilët po i presin”, tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

Tërheqje të rreth 3 mijë amendamenteve të parashtruara për pakon e pestë ekonomike paralajmëroi edhe opozita shqiptare ASH-AAA.

TV21  kontaktoi edhe me kryetarin e Komisionit për Financim dhe Buxhet, Timço Mucunskin, i cili tha se së pari do të bëjë koordinim me deputetët e më do të thërret seancë për pakon e pestë masash. Nga LSDM-ja me qëndrim se është mirë që Kuvendi është zhbllokuar dhe se do të votohet pakoja e pestë anti-krize. Njëkohësisht, nga kjo parti akuzojnë se bllokada e deritanishme është marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe ASh/AAA.


“Është mirë që presioni nga opinioni publik më në fund dha rezultat dhe që më në fund deputetët e VMRO-DPMNE-së paralajmëruan tërheqje të amendamenteve të dorëzuara për Ligjin për Shtetësi, kurse Koalicioni Alternativë/Aleancë paralajmëroi tërheqje të amendamenteve për ligjet për masat ekonomike. Tërheqja e amendamenteve të Ligjit për Shtetësi i konfirmon informacionet se ka pasur marrëveshje mes ASh/AAA dhe VMRO-DPMNE”, thonë nga LSDM.

Kryeministri Zoran Zaev dhe liderët e opozitës shqiptare, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi, pas takimit të djeshëm deklaruan se deri në fund të kësaj jave presin të përpilohet edhe teksti përfundimtar i propozim-ligjit për Shtetësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments