17.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaEkonomiVMRO alarmon: Në treg ka qumësht të dëmshëm nga Serbia, me substanca...

VMRO alarmon: Në treg ka qumësht të dëmshëm nga Serbia, me substanca kancerogjene

Nga VMRO-DPMNE alarmojnë se në treg ka qumësht nga Serbia, që sipas tyre ka nivel të lartë të alfatoksinës M1, përcjell TV21. Nga kjo parti kërkojnë shkarkimin e Nikolçe Babovskit nga posti i drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në lidhje me: A shitet në Maqedoni qumësht i dëmshëm nga Serbia? Bekteshi: Qytetarët t’u besojnë institucioneve, e jo politikanëve.

Qeveria e LSD-së dhe BDI-së, konkretisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, më 21 shtator të këtij viti në Maqedoni lejoi importin e rreth 20 tonë qumësht me afat të gjatë nga Republika e Serbisë. As më pak, as më shumë, në këtë qumësht të hedhur në treg është detektuar aflatoksina M1 mbi nivelin maksimal të lejuar. Prandaj, ky qumësht është i dëmshëm për t’u pirë dhe shkakton helmime dhe komplikime të tjera shëndetësore për qytetarët. Kjo është e bazuar në fakte, pra ky është rezultat i analizave laboratorike. Dhënia e dritës jeshile për importin e qumështit të tillë me substanca kancerogjene është e papranueshme! Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është dështim i plotë!”, thonë mes tjerash nga VMRO./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments