15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaNju-Jorku shpall gjendjen e jashtëzakonshme, përmbyten rrugët e stacionet e metrove

Nju-Jorku shpall gjendjen e jashtëzakonshme, përmbyten rrugët e stacionet e metrove

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e Nju-Jorkut pasi stuhitë e forta sjellin përmbytje të shpejta.

Shumë prej sistemeve të metrosë, rrugëve dhe autostradave të qytetit janë përmbytur, ndërsa të paktën një terminal në aeroportin LaGuardia u mbyll të premten. Deri në 20 cm shi ra në disa pjesë të qytetit.

Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën“, tha guvernatori Kethi Hokull (o. Kathy Hochul).

Unë po shpall një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë qytetin e Nju-Jorkut, Long Island dhe Luginën Hadson për shkak të reshjeve ekstreme që po shohim në të gjithë rajonin,” tha guvernatorja e Nju-Jorkut.

Ajo u bëri thirrje njerëzve të ndërmarrin hapa për të qëndruar të sigurt. Fatmirësisht nuk është raportuar për viktima apo lëndime kritike.

Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall gjithashtu në qytetin Hoboken të Nju-Xhersit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments