9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaOpinionVlerësimi i ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Miro Kovaç /...

Vlerësimi i ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Miro Kovaç / Vuçiqi llogarit në rikthimin e Trumpit, Kosova mund të ndahet me “bekimin” amerikan

Rikthimi i Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke marrë për bazë edhe trashëgiminë kontraverse të ish-Emisarit Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, i cili njëherë e një kohë ndërmjetësoi edhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë pasoja të mëdha, posaçërisht për shtetin e Kosovës.

Ky është vlerësimi i ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Miro Kovaç, i cili, në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” të hënën, konsideroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pret që zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor të këtij viti të prodhojnë politika që do t’i përshtaten Serbisë, përkatësisht rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Llogaritja e Vuçiçit konsiston në faktin se në rast të fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale, ai mund ta zgjidhë çështjen e Kosovës duke e ndarë vendin me ‘bekimin’ amerikan dhe duke e vendosur Serbinë si një lloj hegjemoni në të ashtuquajturin Ballkan Perëndimor”, paralajmëroi Kovaç, duke përmendur projektit e investimeve të dhëndrit të Trumpit në Serbi.

“Vuçiç blen kohë dhe vonon formimin e qeverisë së re të Serbisë sepse llogarit mundësinë që Trumpi të zgjidhet sërish president i SHBA-së. Ndërkohë, ai ka një lidhje të vogël me familjen e Trumpit, konkretisht me dhëndrin e tij, Jared Kushner, por edhe me Grenellin, ish-të dërguarin special të SHBA-së për negociatat e paqes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Ndryshe, shumë vëzhgues të huaj e vendorë kanë ngritur dilemën se deri në çfarë mase SHBA-ja, veçanërisht nëse Trumpi rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, do të vazhdojë të shohë Kosovën si prioritet, duke pasur parasysh sfidat kryesore në skenën ndërkombëtare, ndërsa shpesh është thënë se pala serbe shpreson shumë që Trumpi do t’i bëj lëshime Serbisë. (AP)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments