www.telegrami.mk
Arlinda Hasani Sinani nga Tetova,vjen në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore me një përvojë të bujshme prej 22 vitesh në sektorin bankar, ku përgjatë karrierës së saj ka ushtruar funksione udhëheqëse në fushën e kreditimit, menaxhimit të rrezikut dhe bankingut afarist.Nga Banka popullore shtojnë se me zgjedhjen e Arlinda Hasani Sinanit si zëvendësguvernatore, forcohet kapaciteti profesional i Bankës Popullore dhe sigurohet ushtrimi i pandërprerë i qëllimeve dhe kompetencave të saj ligjore, me qëllim ruajtjen e një sistemi financiar të qëndrueshëm dhe të sigurt, si dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Ajo ka nisur rrugëtimin e saj profesional si analiste krediti në ProCredit Bank, duke avancuar në pozita të larta drejtuese si drejtoreshë e ekspoziturës, e Qendrës së Biznesit dhe e Sektorit për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme, ndërsa nga viti 2023 ka mbajtur pozitën e drejtoreshës rajonale për rajonin veriperëndimor në Stopanska Banka SH.A. Shkup.
Ajo është ekonomiste e diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe ka përfshirë në formimin e saj profesional trajnime të specializuara në ProCredit Academy në Frankfurt të Gjermanisë.
Arlinda Hasani Sinani merr zyrtarisht detyrën e re, duke pasuar në këtë post zëvendësguvernatorin e deritanishëm, Fadil Bajrami, mandati i të cilit përfundon më 14 shtator 2026.
Respecte për propozimin VLEN,më në fund profesioniste e vërtetë,në vend të duhur -njeriu i duhur
www.telegrami.mk
