15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeVLEN: Ja kush janë kompanitë ruse që hynë në Maqedoni gjatë qeverisjes...

VLEN: Ja kush janë kompanitë ruse që hynë në Maqedoni gjatë qeverisjes së BDI-së?

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN përmes një komunikate ka theksuar se pikërisht gjatë qeverisjes së BDI-së kanë hyrë në vend kompani dhe oligarkë rus. Sipas VLEN, Bujar Osmani kandidat i frontit të oligarkëve rusë dhe serbë.

Ja komunikata e plotë:

“Të nderuar qytetarë të Maqedonisë së Veriut, vendi ynë është anëtar i NATO-s. Por është me rëndësi të madhe pyetja, kush ia ka hapur derën e shtetit tonë oligarkëve rusë dhe serbë? Deputeti i BDI-së i njohur si “Pucko”, Ismail Jahoski, gjysmën e pompave të benzinës që ka në pronësinë e tij, i ka nga Lukoil, kompania e madhe ruse e lidhur me Putinin. Pucko vetë merr pothuajse gjysmën e tenderëve, por bashkë Lukoil-in ai merr shumicën e tenderëve nga institucionet publike dhe ministrisë.

Përparim Bajrami i BDI, drejtori i llotarisë, një nga bizneset e tij, restorantin në Kumanovë e ka pikërisht tek Lukoil, në autostradë. Biznesi i kazinove, i cili mbrohet dhe avancohet nga figura të shquara të BDI-së, udhëhiqet nga nëntoka serbe. Vetë Bujar Osmani ka qenë i përfshirë në licensimin e kazinove, dhe për këtë ka dokument të nënshkruar prej tij, në licensimin e Mijallkovit.

Fronti i BDI-së meriton të quhet Front i Oligarkëve Rusë dhe Serbë.

Kur ata thonë Jo Rusisë, Jo Sërbisë e Jo Kinës, të rikujtojmë:

Nga viti 2002 në RMV janë futur mbi 70 kompani me kapital rus. Të ardhurat vjetore të këtyre kompanive janë mbi 200 milion euro.

Natyrisht lindin pyetjet:

Kush ishte në pushtet dhe kush e lejoi futjen e LUKOIL në RMV? Kush është ortak në biznes me LUKOIL?

Kush ishte në pushtet dhe kush e lejoi futjen e TE-TO në RMV?

Kush ishte në pushtet dhe kush e shiti BUCHIM-in rusëve?

Kush ishte në pushtet dhe kush lejoi Sergej Samsonenkon (Hotel “Rusia”,”Sis Investment Group”) të investojë në RMV?

Kush ishte në pushtet dhe kush lejoi biznesmenin rus Oleg Viktorovich Bojko, i cili është në listën e zezë të SHBA, (Iute Credit dhe Forca- kredi të shpejta) të investoj në RMV?

Kush ishte në pushtet dhe kush lejoi Nikolaj Tokarev (MAYA) të investoj në RMV?

Djali i cilit zyrtar të lartë të BDI-së është përfaqësues i Huawei për Maqedoninë e Veriut?

Kush solli ligj special në parlament për t’ua dhënë autostradën Kërçovë – Ohër kompanisë kineze Sinohydro?

Kush e futi nëntokën serbe në RMV me biznesin e kazinove? Kush e licensoi Mozzartin serb?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve dihen, Fronti i Oligarkëve Rusë dhe Serbë.

Fatmirësisht, afati i tyre ka mbaruar, BDI-së i ka ikur koha. Ndryshimi po vjen, ndryshimi VLEN!”, thekson VLEN. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments