Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për herë të parë pasi partia në të cilën ajo bën pjesë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka iniciuar mocionin e mosbesimit, për të rrëzuar Qeverinë Kurti.
Ajo shkurt ka bërë thirrje të luftohet pandemia COVID-19, e të ndalohet lufta ndaj njëri-tjetrit.
Këtë, Osmani e bëri në Twitter, si reagim të parë pasi refuzoi të nënshkruante mocionin e mosbesimit, për rrëzimin e qeverisë.
“Luftoni coronavirusin, mos e luftoni njëri-tjetrin”, ka shkrur Osmani në Twitter.
“Luftoni coronavirusin, mos e luftoni njëri-tjetrin”, ka shkrur Osmani në Twitter.
#LuftoniKoronaVirusin#MoseLuftoniNjeriTjetrin #FightCOVID19 #DontFightEachOther3945:34 PM – Mar 20, 2020Twitter