15 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeVizita e Ali Ahmetit në Sopot/Mickoski: Kur shihni nacionalizëm, ta dini se...

Vizita e Ali Ahmetit në Sopot/Mickoski: Kur shihni nacionalizëm, ta dini se po zgjidhet ndonjë tender

Me moton “Ata janë të gjallë” në fundjavën e kaluar në kompleksin memorial në fshatin Sopot të Kumanovës, u përkujtuan viktimat e masakrës së Sopotit nga 4 Nëntorin e vitit 1944.

Në këtë ngjarje ishte lideri i BDI-së Ali Ahmeti bashkë me disa bashkëpartiak.  Ai gjatë fjalimi të tij tha se gjaku nuk bëhet ujë dhe se ata nuk e harrojmë të kaluarën dhe nuk harrojnë amanetin e të parëve.

“Me ngritjen e këtij monumenti bëhet për të përkujtuar të rënët, të gjithë ata të cilët menduan që bashkë në dheun që u hodhën siprit do të harrohet gjithçka. Por gjaku nuk bëhet ujë dhe gjithçka që mund të fshihet e të lahet, vetëm gjaku nuk lahet dhe nuk harrohet. Sipëri janë martirët, më poshtë ndërtohet muzeu dhe çdo gur që shohim këtu flet për një histori. Prandaj, këta gurë flasin mbi këtë kodër se  ne nuk e harrojmë të kaluarën, nuk harrojmë amanetin e të parëve, prandaj ne do punojmë dhe luftojmë që t’i nderojmë”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

Këtë ngjarje e komentoi  kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoksi. Ai tha se çdoherë kur BDI kapet në vjedhje ata menjëherë i kthejnë temat nacionaliste.

“Çdoherë kur BDI kapet në vjedhje ata menjëherë i kthejnë temat nacionaliste dhe shoviniste. BDI tashmë është në fushatë dhe periudha që vijon provokime të tilla do të ketë. Sa më të mëdha janë ato provokime nacionaliste  të jeni të sigurt se përsëri ndonjë tender po zgjidhet na 4 sy dhe përsëri qytetarët e Maqedonisë po vidhen. Të ju kujtojë në premtimin e Ali Ahmetit për gurrëthemelin e fabrikës në Tetovë për vetura elektrike, përveç gropës aty nuk është bërë asgjë.  Shqiptarët çdo ditë e braktisin Maqedoninë për shkak politikave të këqija të BDI-së dhe LSDM-së”, pohoi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO DPMNE.

Kohëve të fundit VMRO DPMNE ka dërguar akuza  të njëpasnjëshme ndaj BDI-së, ndërsa nga partia e Ahmetit disa herë kanë paralajmëruar së është formuar një grup oligarkësh maqedonas të cilët po punojnë për rrënimin e BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments