10.2 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeVizita e Albin Kurtit në Tetovë dhe Çair e motivuar me prapavijë...

Vizita e Albin Kurtit në Tetovë dhe Çair e motivuar me prapavijë politike …përkrahje Besës dhe partisë së Izet Mexhitit…?!

Lajmi interaktiv

Komunën e Tetovës Albin Kurti po vjen ta vizitojë për së dyti herë brenda 5 muajëve të të njëjtit vit (vizita e parë më 14 prill 2023 )

dhe e vizita e dytë paralajmërohet më 11 gusht 2023,nga portalet e afërta me Bilall Kasamin që i koofinanson(dorën thatë askush nuk e puth ) që del se është më se i vërtetë lajmi.

Shtrohet një pyetje …vizita për çfarë arsye po realizohet ?…sepse çdo fabulë në fund ka moralin…Të morralizojmë atëherë .

Nëse llogaritet se rruga Vicë- Tetovë që pritet të përurohet ku pjesmarës do ishte edhe Albin Kurti,është ajo e vërteta, e trases Prizren-Tetovë… GABIM…thjeshtë është një rrugë lokale dhe asgjë tjetër …pra ,kjo rrugë nuk është as si patericë e rrugës për Prizren -Tetovë, atëherë Albin Kurti vërtetë paska lajthitur ,duhet të lexojë edhe projektet gjermane të vitit 1942 ,as atëherë as tash nuk është ajo trase e rrugës Prizren Tetovë …pra dihet se Bilall Kasami do arsyetohet se BDI në pushtet qendror nuk mundëson realizimin e rrugës Prizren-Tetovë dhe se kinse ky po përfundon rrugën e cila është në kompetencat e saj…Por të sqaroje Bilall Kasami a është ajo traseja …

Rruga Prizren -Tetovë ,askund në horizont të paktën në anën e Kosovës edhe pse Kryeministri Kurti foli qysh në 13.11.2021 ,që i bie se më 13 .11. 2023 ose 13.11.2024 të jetë gati …kurgjë …muaji 11 .2023 si viti i dytë edhe 3 muaj i kanë mbetur për realizim …ndërsa si viti i tretë del muaji 11 viti 2024 , ende fizibiliteti i rrugës nga ana e Kosovës askund …RRENË E KULLUAR MEDIALE nga P-i Ar-i i Kryeministrit Kurti.

Pra ajo për të cilën Tetova dhe tetovarët po manipulohen që nga 1945 -deri 2023 se rruga Tetovë Prizren po përsëritet ,kësaj retorike nuk i iki as Albin Kurti se do bëjmë parafytyrim të shprehjes historike që e thotë Albin Kurti Shqipëria do bëhet, Kosova do bëhet , ,Maqedonia do të bëhet,(parashtresa do të bëhet …del si kohë e ardhëshme e padefinuar) asosacion tash në humor …Ok deri këtu jemi pastër …

Pra vizita e Albin Kurtit në Tetovë dhe Shkup përveç motivimit politik përkrahës,të dy anëve ,nuk ka asnjë prapavijë tjetër .Konjufca ka lidhje familjare me Afrim Gashin -AAA ,koalicionisti i ardhëshëm i Besës dhe Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit. PRA LVV -ja ,duhet të ndajë akraballëkun me aktivitetin politik ,sepse LVV në Maqedoni ka përkrahje edhe nga të gjithë adhuruesit e partive tjera politike, pra po bie në kurth të familjarizmit ose HUMORI njeriu me peshë fizike ,por me peshë Ndikimi në Maqedoni është ZERO minus bëhet fjalë për këshilltarin poltik për Maqedoni Bekim Qoku dhe Arsim Sinanin (te Besa) që nuk kanë kurrfarë autoriteti në shkrime e lëre më në poltikë …manipulojnë Kryeministrin Kurti,që duket nga anësh se i këndet ky mashtrim optik kryeministrit . Nëqoftëse më këtë dëshirojnë të matin ndikimin me EDI RAMËN është çështje tjetër, por jo në dëm të popullatës shqiptare në Maqedoni… le të jetë në dëm të politikanëve shqiptarë në Maqedoni …sepse për LOJË duhen dy veta …As Bilall Kasami as Visar Ganiu nuk e shtynë përpara me aktivitete komunale dhe infrastrukturore shqiptarinë në MAQEDONI …që Kurti tua bëjë nderin për një vit dy herë …do të ishte mirë që Kurti të arsyetojë pse nuk ka realizim të rrugës Prizren-Tetovë nga ana e Kosovës tunelet etj, jo të na paraqet rrugët komunale të përditëshme të cilat i shkelin për ditë dhe kanë nevojë qytetarët e Malsisë së Sharrit edhe nga Prizreni edhe nga Tetova ,për nevoja të përditshme si MEGA PROJEKT …

www.telegrami.mk

P. S. LVV-së dhe Kurtit për lëvizjet e fundit në Mitrovicë të Veriut u kemi dhënë përkrahje dhe do vazhdojmë…t’u japim …ndërsa për rrethanat në Maqedoni të Veriut …politikani i mirë duhet të interesohet edhe nga qarqe tjera burimore ,jo vetëm nga interesi ditor …Albin Kurti dhe i ndjeri Komandant i Koshares Rahim Sami -Zogu,nga Tetova ,ishin në vizitë te Radio Visari në Tetovë në vitin 1999 ,fotografia është ,por për shkak të lëvizjeve të fundit të Kurtit me Maqedoninë dhe përkrahje të dy personaliteteve komunale Bilall Kasamin(aso kohe vraponte pas Pollatit) dhe Visar Ganiu që kanë kapur Komunat ,tërhiqem nga botimi i saj ,pasi personalisht nuk pajtohem me politikat e tyre udhëheqëse ,qytetare,komunale…zhvasin fukarenjt ,dhe nuk dua një figurë e ndritëshme si komandant-Zogu …dhe njeriut që është në foto Kurti i cili tash për interes miskin ta uli në nivelin e Bilall Kasamit dhe Visar Ganiut të cilët as tash por as në të kaluarën e afërt..as për Kosovën e viteve 1999 as për Maqedoninë e viteve 2001 ,nuk kontribuan kurgjë për çështjen nacionale… HIÇ… aso kohe para 20 viteve nuk ishin fëmijë ……Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments