7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeKuzevska porosi VMRO-DPMNE-së: “Kthejini paratë e përvetësuara nga IPARD”

Kuzevska porosi VMRO-DPMNE-së: “Kthejini paratë e përvetësuara nga IPARD”

Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka hapur rast për një projekt të vitit 2015 me vlerë 660,000 euro për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, thotë zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska. Siç shton, në atë rast janë vërejtur një sërë parregullsish dhe OLAF i ka rekomanduar shtetit që t’i kthejë paratë. Kuzeska thotë se në atë periudhë Qeverinë e udhëhiqte VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa ndër këshilltarët e tij ishte edhe kreu aktual i DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“DPMNE dhe individë të asaj partie dhe asaj qeverie, përveç që kanë vjedhur nga qytetarët, për të cilat ka vendime të plotfuqishme gjyqësore, kanë përvetësuar edhe para nga fondet evropiane. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave ka dorëzuar një rast konkret në Prokurori, për të cilin Prokuroria duhet të veprojë. Përmes procedurës së hapur gjyqësore, fajtorët duhet të gjenden dhe të sanksionohen dhe DPMNE-ja t’i kthejë paratë e përvetësuara”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments