16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeVitin e kaluar në Maqedoni më shumë se 77% e mjekëve janë...

Vitin e kaluar në Maqedoni më shumë se 77% e mjekëve janë sulmuar fizikisht ose verbalisht

Mbi 77 për qind e mjekëve të anketuar nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut (OMMV) në vitin 2021 kanë përjetuar dhunë fizike ose verbale në vendin e punës. Kryetarja e OMMV -së Kalina Grivçeva – Stardellova, sot në shënimin e Ditës Evropiane për ngritjen e vetëdijes ndaj dhunës ndaj mjekëve dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë, i njoftoi këto të dhëna, duke theksuar se kjo shifër nuk është për t’u neglizhuar. Anketa ka përfshirë gjithsej 1.061 të anketuar, anëtarë të OMMV -së.

“E dimë që kjo është pjesë e zhvillimeve botërore për profesionistët e shëndetësisë, por nuk do të donim ta përjetonim çdo ditë, nuk do të donim që puna jonë të lidhej me frikën kur kemi komunikim me pacientët. Ne nuk jemi mjekë të mirë nëse punojmë nën një presion të tillë, as stomatologët dhe as farmacistët. Ne patjetër do të donim të bëjmë ndonjë lëvizje, të jemi më të rehatshëm dhe të mund ta kryejmë punën tonë në mënyrë të qetë”, tha Grivçeva-Stardellova.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, në fjalën e tij me rastin e Ditës Evropiane për ngritjen e vetëdijes ndaj dhunës ndaj mjekëve dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë, përkujtoi se në pandeminë e koronavirusit, punëtorët shëndetësorë ishin në ballë të luftimit të virusit dhe rolit të tyre duke përfshirë edhe kujdesin. për pacientët është vendimtare në përballjen me Kovid-19.

“Është e papranueshme që në shekullin e 21 të ketë situata të sulmeve ndaj mjekëve që me gjithë autoritetin tim të përpiqem për mbrojtje më të madhe të mjekëve dhe të gjithë profesionistëve shëndetësorë. Siç e dini, procedura për harmonizimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor me Kodin Penal është në pjesën e dispozitave penale dhe për sulme ndaj zyrtarëve. Nga posti i ministrit, por edhe si mjek do të bëj maksimumin bashkë me fushën profesionale që këto ndryshime ligjore të zbatohen sa më shpejt”, tha ministri Sali.

Ai po ashtu theksoi se Ministria e Shëndetësisë është në komunikim të vazhdueshëm me OMMV-në, Odën Stomatologjike dhe Farmaceutike, gjegjësisht tashmë është nënshkruar memorandum bashkëpunimi me të tri odat, në interes të profesionistëve shëndetësorë dhe pacientëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments