18.9 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeMickoski: Masat janë të vonuara, e frustrojnë më shumë popullin

Mickoski: Masat janë të vonuara, e frustrojnë më shumë popullin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sot ka folur në lidhje me masat e Qeverisë, për t’u përballur me krizën me rritjen e çmimeve.

Ai tha se tha se grupi i masave është i vonuar dhe nuk do ta përmirësojë në mënyrë dramatike situatën me krizën, por më tej krijon zhgënjim tek njerëzit dhe askush nuk beson në kapacitetin e Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk mendoj se është e mjaftueshme grupi i masave, sepse është i vonuar, përgjithësisht ato që në thelb janë propozuar nga VMRO-DPMNE para disa javësh, por për shkak të arrogancës së kësaj qeverie nuk arritën të kapërcejnë veten dhe t’i pranojnë”.

“Tani pak të modifikuar i kanë dorëzuar në parlament, ne i kemi mbështetur, edhe pse janë vonuar, edhe pse e dinin para 4 muajsh që do të ndodhte, pyetja e vërtetë është pse nuk u përgatitën dhe nuk reaguan në kohë. Pra, nuk mendoj se janë në kohë dhe nuk mendoj se do ta përmirësojnë gjendjen në mënyrë dramatike, përkundrazi e frustrojnë edhe më shumë popullin dhe askush sot nuk beson në kapacitetet e kësaj qeverie”, tha Mickoski

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments