18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeVirusi korona/ Për herë të parë, nuk do të falet namazi i...

Virusi korona/ Për herë të parë, nuk do të falet namazi i Xhumasë!

Nesër për herë të parë në Maqedoni nuk do të falet namazi i Xhumasë, për shkak të epidemisë së Koronavirusit. Vendimin e ka sjellur të hënë Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut, në krye me kryetarin e saj, Sulejman Rexhepi.

Në një paraqitje para mediave, Rexhepi ka bë të ditur se deri sa zgjat pandemia nuk do të falen namase me xhemat nëpër xhami dhe se as xhumaja nuk do të falet, shkruan Gazeta Lajm. Rexhepi sqaroi se namazi i Xhumasë falet vetëm me xhemat, e kur nuk ka kushte për diçka të tillë, kompenzohet duke e falur në shtëpi namazin e drekës.

Me përgjegjësi të plotë morale dhe fetare garantojmë se me faljen e namazit të drekës në shtëpi, kompenzohet namazi i Xhumasë, ka theksuar Rexhepi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments