6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVirusi Korona, Këshilli i Dibrës kërkon ndërprerje urgjente të mësimit

Virusi Korona, Këshilli i Dibrës kërkon ndërprerje urgjente të mësimit

Këshilli i Dibrës në seancën e jashtëzakonshme, të mbajtur mbrëmë vonë, në të cilën u shqyrtuar gjendja me përhapjen  e koronavirusit në rajonin e kësaj komune, mori konkluzion, me të cilin nga disa ministri kërkohet ndërmarrje e masave urgjente.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkohet urgjentisht të merret vendim për ndërprerje të mësimit për një kohë të pacaktuar.

Ministria e Shëndetësisë urgjentisht ta rrisë numrin e punonjësve shëndetësore në Njësitin punues të Dibrës për shëndet publik (epidemiolog, personel shëndetësor teknik). Inspektorati sanitar t’i rrisë kontrollet mbi kapacitetet hotelierike për nivelin e dezinfektimit.

Nga Qeveria kërkoi mundësinë për shkurtim të orarit të punës për administratën publike dhe shtetërore.

Në seancë morën pjesë edhe kryetari i Komunës, Hekuran Duka, drejtues i njësitit punues të Entit për shëndet publik Mentor Mela, shefi i Sektorit për punë të brendshme Arben Dumani, si dhje përfaqësues të institucioneve tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments