6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeGjesti i madh nga Bejta, edhe pse u votua, ua lëshoi vendin...

Gjesti i madh nga Bejta, edhe pse u votua, ua lëshoi vendin të rinjve për deputet

Ish kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka qenë një ndër kandidatët më të votuar nga dega e BDI-së Gostivar për të garuar për deputet në zgjedhjet e 12 Prillit në zonën 6.

Pas dërgimit të listës nga dega e Gostivar, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka bërë listën fituese për 12 Prill ku në mesin e kandidatëve për të garuar me një fitore të madhe në zonën gjashtë ka qenë edhe Nevzat Bejta, mëson TS.

Bejta siç duket ka bërë një gjestë të madh duke ua lënë të rinjve për të kandiduar në këto zgjedhje.

Ai gjithasthu mbrëmë në Click Plus në Tv21 deklaroi se  në zgjedhjet e 12 prillit, Bashkimi Demokratik për Integrim do të kandidojë me fytyra të reja.

“Partia do të pësojë ndryshim të madh dhe 90% e figurave do të jenë të rinj. Bejta ka shtuar se në listat e BDI-së këtë here do të përfshihet edhe rinia po edhe gjinia femërore me 40%” u shpreh ish kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta.

Ndryshe Portali Tetovasot, publikoi me 25 shkurt listën e kandidatëve të BDI-së  për deputet në të gjitha zonat ku  nesër do të publikojmë listën e plotë të BDI-së  me pak ndryshime nga publikimi i 25 shkurtit  për zgjedhjet e 12 Prillit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments